BE, shitja e makinave të reja rritet me 5,5 për qind
Bruksel, 19 shkurt - Në Bashkimin Evropian numri i makinave të reja të regjistruara është rritur me 5,5 për qind në janar, duke shënuar muajin e pestë radhazi në rritje, sipas shifrave të publikuara sot nga Shoqata e Prodhuesve Evropianë (ACEA).
Por tregu vazhdon të mbetet ende shumë i brishtë, me më pakë se një milion vetura të reja të regjistruara (935 640), ky është niveli i dytë më i ulët i regjistruar ndonjëherë për muajin janar që prej krijimit të këtyre statistikave në vitin 2003.