06 Janar 2025

BE ka shitur gjithsej 6.2 milionë makina të reja në 2013

Bruksel, 17 korrik - Në gjysmën e parë të vitit 2013 BE-ja ka shitur gjithsej vetëm 6.2 milionë makina të reja.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar treguesi i shitjeve në treg ka rënë me 6.6%. Siç vë në dukje Bloomberg, kaq pak makina të reja në Evropë nuk janë shitur të paktën që prej vitit 1993.

Tregu më i madh evropian për automobilat e rinj mbetet Gjermania, ku për 6 muaj u shitën 1.5 milionë makina - 8.1% më pak se një vit më parë.

Rënia më e madhe e shitjeve ndër të gjitha vendet e BE-së është regjistruar në Qipro, ku tregu rezulton i reduktuar me 42.7%.

Përveç kësaj, Qiproja zë vendin e fundit në shitjet totale - për gjashtë muaj në ishull janë shitur vetëm 3.7 mijë makina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)