BE dhe ShBA nisin serish bisedimet për tregtinë
Bruksel, 11 mars - Bashkimi Europian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar një raund të ri të negociatash me qëllim heqjen e kufizimeve të tregtisë në disa fusha.
Bisedimet në Bruksel kanë për qëllim t\'i hapin rrugë marrëveshjes për tregtinë dhe investimet, e njohur si Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve, TTIP.
Gjatë pesë ditëve të ardhshme, negociatorët janë të vendosur për të diskutuar aspekte të ndryshme të marrëveshjes, duke përfshirë tregtinë në shërbime, prokurimin publik, rregullat e origjinës, barrierat teknike ne tregti, bujqësi, dogana dhe lehtësimin e tregtisë.
Raundi i mëparshëm i negociatave në dhjetor në Uashington shënoi përparime në tri pjesë kryesore të marrëveshjes.
Analistët sugjerojnë se nënshkrimi i marrëveshjes BE-ShBA do të reduktojë kostot e biznesit dhe do të gjenerojë rritje të mjaftueshme ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës duke injektuar në ekonominë e BE-së deri në 120 miliardë euro.