05 Janar 2025

Bashkimi Evropian nis një hetim antimonopol për çmimet e naftës

Bruksel, 16 maj - Bashkimi Evropian ka filluar një hetim antimonopol lidhur me manipulimet e mundshme të çmimeve të naftës dhe të biokarbureve.

Dje autoritetet kryen inspektime të paparalajmëruara në kompanitë British Petrolium, Royal Dutch Shell, dhe Statoil, si në firmën Platts, e cila grumbullon të dhëna për çmimet e naftës.

Komisioni Evropian tha përmes një deklarate se kompanitë mund të kenë bashkëpunuar për të raportuar çmime fiktive dhe për t’i penguar të tjerët të marrin pjesë në procesin e vlerësimit të çmimit.

Në deklaratë thuhet se edhe ndryshime fare të vogla mund të kenë ndikim shumë të madh te çmimet  e naftës dhe të dëmtojnë konsumatorët.

Statoil tha se shkeljet e dyshuara mund të kenë filluar në vitin 2002 dhe se ato kanë të bëjnë më tepër me mënyrën se si kompania Platts njofton çmimet për naftën bruto, produktet e naftës së rafinuar dhe biokarburet.

Të gjitha kompanitë në fjalë thanë se janë duke bashkëpunuar me hetimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)