06 Janar 2025

AvtoVAZ nis shtijen e makinave "Lada Granta" në Evropë

Moskë, 7 gusht - Prodhuesi rus i automobilave të lehtë AvtoVAZ ka dërguar pjesën e parë të makinave "Lada Granta" për eksport në Evropë.

Si fillim 20 makina janë dërguar në Republikën Çeke dhe në Gjermani.

Fakti, që AvtoVAZ ka ndërmend t’i shesë makinat e veta në tregun evropian, u njoftua që në fund të vitit 2012.

Planifikohej që makinat ruse të shiteshin jo vetëm në Republikën Çeke dhe Gjermani, por edhe në Francë, Serbi, Bullgari dhe vendet balltike.

Eksporti i "Lada Granta" në Evropën Perëndimore filloi në sfondin e rënies së shitjeve të AvtoVAZ në territorin e Rusisë. Në bazë të përfundimeve të këtyre 7 muajve, kompania ka shitur 8.6% makina më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)