Austri, rriten eksportet, bien importet
Vjenë, 10 gusht - Ndërsa shumë vende të Bashkimit Evropian ndodhen në vështirësi financiare, një prej tyre duket se po përjeton të kundërtën. Bëhet fjalë për Austrinë.
Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga Statistik Austria, në periudhën janar-maj 2013 importet austriake kanë rënë me 3.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012.
Ndërsa eksportet, gjithmonë sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave, janë rritur me 1.1 për qind.
Vlera totale e importit në periudhën e sipërpërmendur është llogaritur në 53 miliardë euro, ndërsa eksporti në total ka arritur 51.8 miliardë.
Për rrjedhojë, balanca tregtare, sipas një komunikate për shtyp të Statistik Austria, ka regjistruar një defiçit prej 1.3 miliardë euro.