02 Janar 2025

ASK: Çmimet janë ngritur për 1.7 për qind

Prishtinë, 22 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, ka publikuar ”Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP)” për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2012.

Të dhënat nga Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në Kosovë tregojnë se çmimet janë ngritur për 1.7 % ndërmjet TM3 2012 dhe TM4 2012.

Ngritje më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: nxjerrja e mineraleve metalike (16.5 %); prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (5.4 %); industria e tekstilit (5.1 %); prodhimi i mobileve dhe industria tjetër përpunuese (2.2 %); botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (1.8 %); prodhimi i metaleve (0.5 %); furnizimi me energji elektrike, me gaz, me avull dhe me ujë të ngrohtë (0.3 %); prodhimi i kemikalive dhe i produkteve kimike (0.2 %).

Ndërkaq, me rënien e çmimeve te disa prodhime, si: prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (-3.2%), industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-2.2 %), prodhimi i produkteve prej metaleve, përveç makinave dhe pajisjeve (-1.4 %), si dhe prodhimi i produkteve të tjera minerale, jo metalike (-0.8 %), ngritja e çmimeve ndërmjet këtyre dy tremujorëve (TM3 dhe TM4 2012) është neutralizuar.

Krahasuar me TM4 2011, çmimet e prodhimit janë ngritur në një mesatare prej  4.5%.

Kështu, rritjet më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, janë te: nxjerrja e mineraleve metalike (25.4 %); prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (21.8 %); përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve për kuaj dhe prodhimi i këpucëve (8.0 %); mbledhja, pastrimi dhe shperndarja e ujit (7.3 %); botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (4.9 %); prodhimi i produkteve të tjera minerale, jo metalike (4.3 %); furnizimi me energji elektrike, me gaz, me avull dhe me ujë të ngrohtë (3.3 %); industritë e tjera nxjerrëse (1.3 %); prodhimi i kemikalive dhe produkteve kimike (1.1%); si dhe prodhimi i mobileve dhe industria tjetër përpunuese (0.1 %).

Kurse, me rënia e  çmimeve të disa prodhimeve, si: të metaleve (-9.4 %); të produkteve prej metaleve, përveç makinave dhe pajisjeve (-7.8 %); të brumit të letres dhe të artikujve prej letre (-5.4 %); të produkteve prej gome dhe plastike (-2.2 %); industrisë së tekstilit (-1.7 %); prodhimit të makinave dhe pajisjeve (-0.9 %); industrisë së veshjeve dhe gzofave (-0.7 %); si dhe industrisë së produkteve ushqimore dhe e pijeve (-0.1 %), ngritja e çmimeve ndërmjet dy tremujorëve (TM4 2011 dhe TM4 2012) është neutralizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)