08 Janar 2025

APEC premton liberalizimin e tregut

Bali, 8 tetor - Liderët e rajonit Azi-Paqësor e kanë përfunduar samitin e tyre vjetor me premtime për “t’i dyfishuar përpjekjet” për liberalizim të tregut dhe për arritje të rritjes së qëndrueshme.

Grupi Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) përbëhet prej 21 shteteve, me një popullatë prej 3 miliardë njerëzish, dhe me më tepër se gjysmën e prodhimit ekonomik botëror .

Në të marrin pjesë vendet prej Bruneit e deri te Kina, Japonia, Shtetet e Bashkuara, e të tjera.

Në këtë samit dyditësh në Bali të Indonezisë, ishte e dukshme mospjesëmarrja e presidentit amerikan, Barack Obama, për shkak të mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane.

Duke e zëvendësuar presidentin Obama, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka synuar t’i siguroj liderët e APEC-ut për vazhdimin e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për  këtë rajon.

Vitin e ardhshëm samiti do të mbahet në Kinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)