AKP shpall Valën 57 dhe 58 të privatizimit
Vala 57 përmban 31 ndërmarrje të reja, të cilat do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.
Ndërsa Vala 58 përmban 23 ndërmarrje të reja (Ndër.të Reja), të cilat gjithashtu do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.
Pas miratimit nga ana e Bordit të Drejtorëve, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit.
Afati i fundit për parakualifikim për Valën 57 dhe 58 të privatizimit, do të jetë dita e hënë, 22 maj 2013.
Dita për dorëzimin e ofertave për të dyja valët e tenderëve do të jetë më 29 maj 2013, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.