AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit - 24
Prishtinë, 20 shkurt - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur tenderin e ri për shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqerore në Likudim.
Tenderi për shitjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 24 përmban 50 njësi që gjenden në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto njësi/asete atraktive do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gjitha mediat vendore të shkruara dhe elektronike.
Afati i fundit për para-kualifikim është data 12 mars 2014.
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është data 19 mars 2014, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30, në praninë e pjesëmarrësve në tender, medieve si dhe me transmetim të drejtpërdrejt përmes kamerave për të mundësuar përcjelljen e ceremonisë nga gjithë opinioni i interesuar.
Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit.
Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmesnjë procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.
Në vazhdim ju lutem gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për shitje përmes Likuidimit Nr. 24:
Njësia nr. 01: Pasuria Bujqësore Toka në Rahovicë - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 63ha 22ari 37m², në zonën kadastrale Rahovicë, Komuna e Ferizajit, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 02: Pasuria Bujqësore Toka në Rakaj - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 15ha 9ari 6m², në zonën kadastrale Rakaj, Komuna e Ferizajit, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 03: Agrokultura Toka në Gjilan - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 18ha 60ari 34m², në zonën kadastrale Gjilan, Komuna e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për kullosë.
Njësia nr. 04: Agrokultura Toka në Nasale - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 7ha 65ari 85m², në zonën kadastrale Nasale, Komuna e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për kullosë.
Njësia nr. 05: Agrokultura Toka në Livoç - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 6ha 24ari 85m², në zonën kadastrale Livoç, Komuna e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për kullosë.
Njësia nr. 06: NSH Ramiz Sadiku Prona në Deçan - ofron për shitje ngastrën me sipërfaqe 33 ari dhe 41m² si dhe objektin (pjesërisht funksional) me sipërfaqe rreth 874m² që ndodhen në ZK Deçan,Komuna Deçan.
Njësia nr. 07: Dyqani 1 afër Postës - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe rreth 35m² i cili gjendet në përdhesen e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër postës, Komuna Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes.
Njësia nr. 08: Dyqani 2 afër postës - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe rreth 68m² i cili gjendet në përdhesën e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër postës, Komuna Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes.
Njësia nr. 09: Dyqani 1 afër Gjykatës Themelore - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe rreth 68m² i cili gjendet në përdhesën e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër Gjykatës, Komuna Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes.
Njësia nr. 10: Dyqani 2 afër Gjykatës Themelore - ofron për shitje dyqanin etazh (B+P) me sipërfaqe rreth 112m² i cili gjendet në përdhesën e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër Gjykatës, Komuna Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes.
Njësia nr. 11: Dyqani afër Komunës - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe rreth 72m² i cili gjendet në përdhesën e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër objektit të Komunës, Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes.
Njësia nr. 12: Dyqani nr. 33 - ofron për shitje dyqanin në sipërfaqe rreth 18m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 33, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 13: Dyqani nr. 35 - ofron për shitje dyqanin në sipërfaqe rreth 18m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 35, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 14: Dyqani nr. 39 - ofron për shitje dyqanin (P+K) me sipërfaqe rreth 25m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 39, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 15: Dyqani nr. 43 - ofron për shitje dyqanin në sipërfaqe rreth 18m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 43, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 16: Dyqani nr. 49 - ofron për shitje dyqanin në sipërfaqe rreth 18m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 49, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 17: NBI Rahoveci- Prona në Dejnë 1 - ofron për shitje Pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Dejnë - Komuna e Rahovecit, dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 21ari 42m².
Njësia nr. 18: NBI Rahoveci Prona në Gexhë 1 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Gexhë - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 58ari 28m².
Njësia nr. 19: NBI Rahoveci Prona në Gexhë 2 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Gexhë - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 15ha 07ari 75m².
Njësia nr. 20: NBI Rahoveci Prona në Gexhë 3 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Gexhë - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 1 ha 69 ari 36 m².
Njësia nr. 21: NBI Rahoveci- Prona në Potoqan i Epërm 1 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Potoqan i Epërm - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 68ari 67m².
Njësia nr. 22: NBI Rahoveci - Prona në Potoqan i Epërm 2 - ofron për shitje pronën që që ndodhetnë Zonën Kadastrale Potoqan i Epërm - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 42ari 58m².
Njësia nr. 23: 18 Nëntori - Prona në Xërxe - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Xërxe - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 15ari 45m².
Njësia nr. 24: Stacioni i Veterinës - Prizren - Prona në Sredskë - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Sredskë -Komuna e Prizrenit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 05ari 16m² (516m²). Vërejtje: Në Certifikatën e pronësisë është e regjistruar një ndërtesë me sipërfaqe prej 76m² dhe pjesa tjetër është kullosë me sipërfaqe prej 440m², kurse gjatë vizitës në terren është konstatuar se ndërtesa prej 76m² më nuk ekziston dhe e tërë sipërfaqja prej 516m² është kullosë (tokë e papunuar).
Njësia nr. 25: Tokë dhe Objekt në Qendër (parcela 1451-1) - ofron për shitje parcelën dhe objektin me lokacion në rrugën Besim Nuka pn, Mitrovicë prapa barnatores së shtetit dhe Jadranit, e cila përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 3ari 07m².
Njësia nr. 26: Tokë (Parcela 1105) - ofron për shitje tokën me lokacion në Mitrovicë, rruga Adem Voca, e cila përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 80m².
Njësia nr. 28: Dyqani Nora - ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe prej rreth 88.85 m² sipas matjeve në teren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja e lokalit është 70m². Lokali gjendet në rrugën Mbretëresha Teutë pn në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë.
Njësia nr. 29: Dyqani Sharr - ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe prej rreth 48m², i cili gjendet në rrugën Xhafer Deva nr.42 afër Shkollës së Mesme Gjimnazi në Mitrovicës.
Njësia nr. 30: Dyqani Vardar - ofron për shitje dyqanin Lux-it Vardar, e cila ndodhet në rrugë Kralja Petra I në Mitrovicën Veriore. Dyqani ka një sipërfaqe prej rreth 60m² sipas listës së aseteve.
Njësia nr. 31: Stacioni i Veterinarisë Parcela dhe ndërtesa në Leshak - ofron për shitje tokën dhe ndërtesën me sipërfaqe të përgjithshme prej 708m², prej saj 176m² janë ndërtesë dhe 532m² tokë, me vendndodhje në Leshak.
Njësia nr. 32: Stacioni i Veterinarisë Parcela dhe ndërtesa në Soqanicë - ofron për shitje tokën dhe ndërtesën me sipërfaqe të përgjithshme prej 910m² (148m² ndërtesa dhe 762m² toka), me vendndodhje në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.
Njësia nr. 33: Çyçavica Dyqani Fëmiu ynë - ofron për shitje dyqanin e Çyçavices Fëmiu ynë me sipërfaqe prej 70.40m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në teren sipërfaqja është 71,38 m², e cila gjendet në ndërtesën afariste-banesore, blloku L-3 në rrugën Wesley Clark në qendër të Vushtrrisë.
Njësia nr. 34: Çyçavica Dyqani Porcelan - ofron për shitje dyqanin e Çyçavices Porcelan me sipërfaqe prej 24m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 22,38m², me vendndodhje në rrugën Dëshmoret e Kombit në Vushtrri përball Gjykatës Komunale.
Njësia nr. 35: Fabrika e Plastikës Parcela 116-2 - ofron për shitje parcelën me sipërfaqe prej rreth 3ari dhe 37m² e cila gjendet në Skenderaj mbrapa Gjykatës. Nuk ka ndërtesa që do të transferohen tek blerësi i ri.
Njësia nr. 36: Urata Supermarketi nr. XXII Dardani - ofron për shitje lokalin/supermarketin me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 236.89m², i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe në Dardani, SU-2/2, Rr. Ali Pashë Tepelena në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.
Njësia nr. 37: Rilindja Libraria Nr.10 Mitrovicë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 76.66m² i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese disa katëshe. Ky aset gjendet në (ish) Rr. Marshall Tito Mitrovicë. Nuk ka tokë që do ti bartet blerësit të ri.
Njësia nr. 38: Llapi Shitorja I - ofron për shitje lokalin afarist prej përafërsisht 65 m² i cili ndodhet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do ti bartet blerësit të ri.
Njësia nr. 39: Llapi Shitorja II - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 40m², e cila gjendet në Rr. Ilir Konushevci në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do ti bartet blerësit të ri.
Njësia nr. 40: Llapi Shitorja III - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 40m² i cili gjendet në Rr. Ilir Konushevci në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do ti bartet blerësit të ri.
Njësia nr. 41: Llapi Shitorja IV - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 40m², i cili gjendet në Rr. Ilir Konushevci në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do ti bartet blerësit të ri.
Njësia nr. 42: Urata Objekti A Qendra Tregtare në Ulpianë, Prishtinë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1,095m², nga të cilat kati përdhesë me përafërsisht 405m², kati i parë me përafërsisht 450m² dhe tarraca me përafërsisht 240m². Prona gjendet në pjesë atraktive të qytetit të Prishtinës në lagjen Ulpianë, afër tregut të gjelbër, jo larg nga Posta Kryesore. Së bashku me objektin, tek blerësi i ri do të transferohet edhe toka nën objekt në sipërfaqe përafërsisht 637m², si dhe oborri me sipërfaqe 13 ari 89m².
Njësia nr. 43: Asetet e Gurëthyesit Gadime - ofron për shitje lokalet e zyrave të NSh-së në objektin përdhesë me sipërfaqe totale prej përafërsisht 98.12m², Objekti depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 132.80m² dhe objekti ku gjindet bunari me sipërfaqe përafërsisht 9m²,Gadime e Ulët, në Komunën e Lipjanit. Nuk ka tokë që do ti bartet blerësit të ri.
Njësia nr. 44: Tokë Bujqësore Gushtericë e Epërme D - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 9ha 68ari 23m², e cila gjendet në Zonën Kadastrale Gushtericë e Epërme, në Komunën e Graçanicës.
Njësia nr. 45: Gërmia Depot te Hekurudha - ofron për shitje Depot te Hekurudha, që përfshinë depot 5,7,8,9 dhe 10 të cilat, sipas listës së aseteve të ndërmarrjes përfshin sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 1,370 m², të cilat gjenden pranë hekurudhës së qytetit të Prishtinës. Sipas matjeve në teren, sipërfaqja e përgjithshme e depove është përafërsisht 1,899 m². Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.
Njësia nr. 46: Rilindja Ndërtesa Administrative - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 4ari 15m² dhe ndërtesën katër katëshe (P+3), me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 1,434m². Ky aset gjendet në rrugën Fehmi Agani Nr.41, afër kafeve të vogla në Prishtinë.
Njësia nr. 47: Barnatorja nr. 5 - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 398m², nga të cilat 242m² është përdhesa dhe 156m² është kati i parë. Lokali afarist gjendet në një pjesë atraktive të Prishtinës, në Rr. Ilir Konushevci. Nuk ka tokë që do të transferohet te blerësi i ri.
Njësia nr. 48: Pasuria Bujqësore Toka në Prelez i Muhaxherve - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 23ha 26m², në zonën kadastrale Prelez i Muhaxherve, Komuna e Ferizajit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 49: Ramadan Agushi Tokë Bujqësore në Elezaj - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 48ari 61m², në zonën kadastrale Elezaj, Komuna e Kaçanikut. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 51: KB Istog - Toka në Istog - ofron për shitje parcelat e tokës nr. 1557-1; 1557-3; dhe 1557-4 me sipërfaqe të përafërt 1ha 41ari dhe 77m², të cilat gjendet në anën jug-lindore jashtë qytezës së Istogut, Komuna Istog.
Njësia nr. 52: Kombinati i Lëkurë Këpucëve - Shitorja nr.7 - ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe të përafërt 144m² i përbërë nga kati përdhesë dhe kati kryesor (P+1) si dhe toka me sipërfaqe 72m², që ndodhet në Çarshinë e Gjatë, qyteti i Pejës.