AKP privatizon edhe 40 ndërmarrje të reja
Gjithsej 40 ndërmarrje të reja nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës ishin tenderuar në këtë valë të privatizimit.
Gjithë ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave është bërë në praninë e përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës së Avokatëve të Kosovës, në praninë e medieve dhe ofertuesve të interesuar për blerjen e ndërmarrjeve në shitje.
Gjithsej janë pranuar 85 oferta për 40 ndërmarrjet e reja dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 9.525.674 uro.
Agjencia edhe kësaj here sikur më parë ka bërë transmetimin e drejtpërdrejt të ceremonisë së dorëzimit dhe hapjes së ofertave edhe përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që skanë qenë të pranishëm në sallë.
Ofertat u pranuan në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve nga ora 10:00 deri në ora 12:00, ndërsa publikimi i rezultateve u zhvillua po në të njëjtën sallë nga ora 12:30 deri në ora 14:30.
Vala 59 e privatizimit paraqet njëherit tenderin e parafundit të AKP-së përsa i përket privatizimit të ndërmarrjeve si ndërmarrje të reja të krijuara prej ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa në të ardhmen Agjencia do të vazhdoj me privatizim përmes medotës së shitjes së aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.
Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmesnjë procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.