05 Janar 2025

AKP ka shitur për 2.5 euro një ar tokë

Prishtinë, 18 maj - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 të Likuidimit.

Në bazë të një përllogaritjeje del se për një metër katror tokë blerësi ka paguar vetëm dy centë, që shënon çmimin më të ulët të tokës që nga ? llimi i procesit të privatizimit e deri më tash.

Blerësi i kësaj prone Selman Sopa nga Kaçaniku thotë se në momentin kur ka marrë pjesë në tender ka respektuar të gjitha kriteret që janë vënë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Ai tha se sipërfaqja e tokës që tashme ka privatizuar nuk është e përshtatshme as për biznes, por as për ta punuar, por siç thotë ai atë e ka blere vetëm pse afër saj ka pasur edhe një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës që e ka të trashëguar.

“Ajo pronë është malore dhe thuajse është e pashfrytëzuar, por për shkak tokës teme që e kam pas afër unë e kam blerë atë. Unë s’e kam të qartë pse ? asin njerëzit për një punë që është kryer duke respektuar të gjitha rrugët ligjore”, tha ai për “Zëri”.

Sipas tij, sikur ajo pronë të kishe qenë e mirë për të cilën tash po ? et opinioni për atë do të kishte pasur që nga ?llimi ofertues. Sopa thotë se në të gjitha valët e shpallura për atë pronë nuk ka pasur asnjë njeri të interesuar.

Por, në anën tjetër burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda AKP-së bëjnë të ditur se prona në fjalë përmes valëve të likuidimit disa herë është hedhur në tender, por për pronën e njëjtë asnjëherë nuk ka pasur ndonjë investitor të interesuar.

“Është hedhur në tender së paku tre here dhe për atë nuk ka pasur ofertues. Në valën e fundit ka qenë një ofertues dhe ai është shpallur ? tues për privatizimin e ndërmarrjes në fjalë” bën të ditur burimi i gazetës.

Mirëpo, kundër privatizimit të kësaj prone me 2,5 euro për ari, është shprehur kundër kryetari i bordit të AKP-së Blerim Rexha, i cili të enjten dha dorëheqje nga pozita që e ka mbajtur për më pakë se 100 ditë.

Deklarata dyshuese e Rexhës Deklarata e ish- kryetari të Bordit të AKP-së, Blerim Rexha, pas dorëheqjes së tij, në një emision televiziv se “miqtë e mi më kanë thënë se më mirë me ardhur te ti për dorëheqje se sa për pame” ka shqetësuar tej mase përfaqësuesit e partive politike në vend.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)