10 Janar 2025

AKB kërkon avancim të raporteve Kosov-Shqipëri e jo bllokada

Prishtinë, 4 gusht - Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, ka vizituar selinë e Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku është pritur nga kryetari Agim Shahini dhe bizneset.

Temë kryesore e këtij takimi, ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ekonomik dhe eliminimi i barrierave me të cilat përballen bizneset.  

Agim Shahini, kryetari i AKB-së, tha se Kosova dhe Shqipëria, viteve të fundit kanë intensifikuar bashkëpunimin me qëllim të zhvillimit më të hovshëm të dy vendeve. Tashmë Kosova ka rritur  eksportin drejt Shqipërisë dhe po e njëjta situatë qëndron edhe me importin.

“Sikur Kosova, po ashtu edhe Shqipëria janë bërë vende shumë atraktive për investitorët dhe qytetarët e tyre. Derisa më parë kosovarët shfrytëzonin portet  e shteteve tjera, e tashmë portet shqiptare janë destinacionet kryesore për eksport dhe import të bizneseve nga Kosova”, tha Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se gatishmëria për eliminimin e barrierave të bizneseve të dy vendeve nuk ka munguar asnjëherë, por ajo këohëve të fundit është rritur shumë, ku kemi formuar edhe Dhomën Kombëtare Tregtare, në të cilën marrin pjesë bizneset nga të gjitha trevat shqiptare.

“Dy vendet kanë bërë investime me vite të tëra për të zhvilluar ekonominë dhe në anën tjetër kanë eliminuar barrier të shumta, e të cilat do të eliminohen dhe në të ardhmen. Kosova dhe Shqipëria, duhet të krijonë një tregë të përbashkët dhe të fuqishëm”, tha Agim Shahini.   

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe bizneset kërkojnë që të hiqen të gjitha barrierat me të cilat përballen bizneset.

Kryetari i AKB-së, tregoi se është krijuar Dhoma Kombëtare Tregtare, e cila përfshinë të gjitha trevat shqiptare dhe për mision ka promovimin e prodhimeve shqiptare dhe eliminin e barrierave për prodhuesit shqiptar. Me  konsumimin e prodhimeve shqiptare nuk do të ketë eksport parash dhe ato do të mbesin brenda kufijëve shqiptarë.

Nga ana tjetër ambasadori Qemajl Minxhozi, tha do të bëhen hapa të mëtejme nga qeveritë e dy shteteve me qëllim të zhvilimin ekonomik. Kohëve të fundit ka pasur rezultate konkrete.

“Do të zhdukim kufijtë ekonomik e në fushat tjera. Në gjashtë muajt e e fundit të këtij viti eksporte dhe importet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë rritur  22 për qind, por duhet të bëjmë edhe për më shumë”, tha ambasadori shqiptar.  

Qemajl Minxhozi, tregoi se legjislacioni i dy shteteve është përmirësuar dhe vazhdon të korrigjohet, ku janë bërë hapa konkret në dogana e tatime. Ambasadori, tregoi se edhe në fushën e turizmit ka pasur rritje në krahasim me të kaluarën, ku  kompaninë nga Kosova kanë zgjeruar operimin edhe në Vlorë e Sarandë.

“Prioritet kemi thithjen e investimeve në bujqësi, ku Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Jemi në ndërtim e sipër të një terminali modern dhe I cili do të jetë në shfrytëzim vitin e ardhshëm”, tha ambasadori Qemajl Minxhozi.     

Edhe përfaqësues të bizneseve nga Kosova kërkuan që të ketë lehtësira më të mëdha sidomos për prodhuesit,të cilët importojnë e eksportrojnë nga Shqipëria.

Ramiz Kelmendi, pronar i Elkos group, tha se disa telashe që kanë pasur janë hequr. Ai kërkon nga bizneset e Kosovës që të invetsojnë në tregun e së ardhmes në Shqipëri. Prodhimet shqiptare të promovohen e konsumohen edhe më shumë.

 Ahmet Kuçi, prodhues i këpucëve Solid, tha se pos që eksportojnë në trgeun shqiptarë, shfrytëzojnë edhe portet e saja për eksportë në Itali e vende tjera. Skender Krasniqi, pronar i Kosovapressit, këkroi që prodhuesit ti kushtojnë rëndësi më të amdh eprompvimit në media.

Muharrem Osmani, prodhues I shamponëve Euro, tha se prodhimet e Kosovës duhet që edhe më shumë të promovihen në tregun shqiptare dhe të konsumohen edhe më shumë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)