08 Janar 2025

17 vende nënshkruan Traktatin e Tregtisë së Armëve

New York, 26 shtator - 17 vende të botës, ndër të cilat ShBA-ja, Filipinet dhe Afrika e Jugut nënshkruan të martën Traktatin e Tregtisë së Armëve.

Në këtë mënyrë mbi 50% e vendeve anëtare të OKB-së, janë aktualisht pjesë e këtij dokumenti ndërkombëtar. 

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, përshëndeti këtë akt, dhe theksoi se pjesëmarrja e ShBA-së ka një domethënie të veçantë, pasi është vendi me eksportin më të madh të armëve në botë.

Ndërsa, sekretari amerikan i shtetit John Kerry, pas nënshkrimit të traktatit tha se \"SHBA-të synojnë me këtë veprim që armët të mos bien në duart e terroristëve dhe të garantohet siguria në botë\".

Sipas disa politikanëve amerikanë, nënshkrimi i traktatit bie ndesh me disa norma të kushtetutës për të drejtën e shtetasve amerikanë për përdorimin e armëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)