Posta e Kosovës cakton Fakete Kadiun si U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv
Prishtinë, 9 korrik - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A., në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, më 09.07.2021, ka caktuar Znj. Fakete Kadiu, në pozitën U.D. Kryeshef Ekzekutiv në Postën e Kosovës Sh.A.
Deri tek caktimi i U.D KE znj. Fakete Kadiu, ka ardh si rezultat i dorëheqës së djeshme të parevokueshme të ish U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, z. Rafet Jashari.
Znj. Fakete Kadiu, i urojmë suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re!