10 Janar 2025

Zvicra u ndalon shqiptarëve festimin me shqiponjën

Bernë, 12 nëntor - Lojtarët shqiptarë në Zvicër nuk do të lejohen të festojnë me shqiponjën dykrenore, simbolin tonë kombëtar.

Festimi i golave me shenjën e shqiponjës nga Granit Xhaka dhe Pajtim Kasami shkaktuan një reagim të madh në Zvicër, me vendasit që nuk ranë dakord me këto gjeste nga lojtarët me prejardhje shqiptare.

Kjo ka bërë që Federata e Futbollit në Zvicër të ndalë këto gjeste, ndonëse kjo ka ndodhur në shumë vende të botës dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Sipas \"Asport\"-it pas vendimit të Federatës helvetike, edhe lojtarët e përfaqësueses zvicerane së bashku me trajnerin Petkoviç dhe kryesinë e lojtarëve që përbëhet nga Inler, Lishtainer, Berhami dhe Shaqiri, ranë dakord unanimisht që ky lloj festimi apo dhe të ngjashëm me të, të ndalohen për lojtarët e kombëtares helvetike.

“Ne në kryesinë e lojtarëve diskutuam dhe ramë dakord që gjeste të tilla, që shqetësojnë tifozët tanë, të mos bëhen më në të ardhmen. Nga sot nuk do ketë më probleme të këtij lloji. Ne i respektojmë tifozët dhe duam që dhe sjellja jonë të jetë e tillë”, tha mesfushori zviceran Valon Berhami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)