Zvicër, ekstradohet zyrtari i parë i FIFA-s
Bernë, 16 korrik - Autoritetet zvicerane kanë deklaruar të enjten se është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një zyrtar i FIFAS-s.
Emri i zyrtarit ishte mes 7 personave të tjerë të organit që qeveris futbollin, të cilët u arrestuan në Zvicër më 27 maj. Sipas BBC-së, nga raportimet e mëparshme Jeffrey Webb, nga ishujt Kajman, ishte përpjekur të luftonte ekstradimin në Amerikë.
Ish-president i Federatës së Futbollit për Amerikën Veriore dhe Qendrore, Concacaf, akuzohet për marrje ryshfeti në miliona dollarë për shitjen e të drejtave të marketingut.
SHBA së bashku me autoritetet zvicerane zbuluan mashtrimet, ryshfetet dhe pastrimin e parave, duke përfshirë edhe korrupsionin e mundshëm të Kupës Botërore të viteve 2018 dhe 2022, respektivisht në Rusi dhe Katar. Departamenti zviceran i Drejtësisë deklaroi: Ai u shoqërua për në Nju Jork nga tre agjentë policie ditën e mërkurë.
Zyrtarët u arrestuan më herët gjatë vitit me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë, që në total ka paditur 14 ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të FIFA-s, si dhe bashkëpunëtorë të tyre, për rrënjosje të thellë të korrupsionit sistematik, pas një hetimi të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI.
6 zyrtarët e tjerë, Eduardo Li, Julio Rocha, Eugenio Figueredo, Rafael Esquivel, Jose Maria Marin and Costas Takkas, janë në burg në Zvicër dhe po pritet ekstradimi i tyre.