Zlatan Ibrahimovic do të jetë fytyra e re e pullave postare në Suedi
Stokholm, 12 nëntor - Sulmuesi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic do të jetë fytyra e re e pullave postare në Suedi. 32-vjeçari do të jetë i \"shtypur\" kudo në shtetin skandinav në çdo letër apo pako që do të qarkullojë.
Ibrahimoviq është shpresa e madhe e Suedisë për kualifikimin në \"Brazil 2014\" pas play off-it kundër Portugalisë, ndeshja e parë zhvillohet të premten, është shprehur ndihet krenar që është përzgjedhur si figura e re e pullave postare në Suedi.
\"Është nder i madh për mua të jem në pulla postare. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam përzgjedhur. Për vete, marr shumë fatura dhe mendoj se është me rëndësi që të kenë pulla të bukura postare. Ndoshta kjo do të ndryshojë tani\", deklaroi Ibrahimoviç për të përditshmen suedeze \"SVD\".