Zinedine Zidane trajneri i ardhshëm i Realit
Madrid, 14 maj - Pasi Madrilenët nuk arritën të kualifikoheshin për në finale e Ligës së Kampionëve përballë Juventusit, një fitore e Barcelonës në dy javët e fundit në kampionatin spanjoll do të thotë se Galaktikët do ta mbyllin sezonin pa asnjë titull. Kjo pasi ata janë eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit.
Edhe pse Cristiano Ronaldo ka bërë një paraqitje mbresëlënëse, sërish Madrilenët nuk ishin në gjendje të përsërisnin sezonin e kaluar kur u shpallën kampionë të Evropës.
Fituesi i Topit të Artë, ka shënuar 42 gola në 33 ndeshje në kampionatin spanjoll dhe 10 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Me këtë rezultat, Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i Madrilenëve për sezonin e ardhshëm dhe Zinedine Zidane, i cili aktualisht drejton ekipin B të Realit, mund të jetë zëvendësuesi i tij. Edhe vetë italiani e pranon se nuk e di nëse do të jetë në Madrid vitin e ardhshëm.