Zidane kërkon Pogban te Reali
Madrid, 28 shkurt - Pista angleze është thuajse e pamundur, sidomos pas deklaratës së vetë Paul Pogba që mohoi një rikthim të tij te Manchester United.
E pas kësaj gara është zhvendosur në Spanjë. Të paktën sipas mediave sportive franceze. Barcelona dhe Reali janë vënë në garë për të patur shërbimet e mesfushorit të talentuar të Juventusit dhe kombëtares franceze.
Sipas tyre madrilenët kanë një avantazh të lehtë që mban emrin Zinedine Zidane. Zizou i cili përveç ftesave publike drejtuar Pogba po lobon fort te drejtuesit e Realit për ti bindur se sa do të përfitonte klubi nga blerja e tij.
Të njëjta burime thonë se prej muajsh Zidane i kërkon Presidentit Florentino Perez dhe Drejtuesit të Përgjithshëm madrilen, Jose Angel Sanchez blerjen e Pogba dhe sipas disa zërave, legjenda e futbollit francez ka folur edhe vetë me futbollistin.
Megjithatë për të arritur tek objektivi Realit i duhet të mposhtë konkurrencën e Barcelonës dhe PSG-së, pasi Manchester United nuk preferohet nga vetë lojtari, por edhe të kënaqë kërkesat financiare të lojtarit dhe vetë Juventusit, me të cilin Pogba është i lidhur deri në vitin 2019 me një pagë vjetore prej 4.5 milion eurosh