11 Janar 2025

Zidane drejt pankinës së Monakos

Paris, 11 prill - Klaudio Ranieri do të largohet nga Monako dhe Zinedin Zidane do të zërë vendin e tij në stolin e klubit.

Është ky lajmi bombastik që përcjell e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta prestigjioze Klaudio Ranieri me shumë mundësi nuk do të jetë më trajner i klubit të principatës sezonin e ardhshëm.

Rezultatet e deritanishme janë poshtë pritshmërive të presidentit rus Dimitry Rybolovlev, por mbi të gjitha mënyra e trajnimit që aplikon tekniku Italian është ajo që nuk u pëlqen aspak drejtuesve, por edhe vetë futbollistëve të Monakos.

Të gjithë zërat të çojnë te fakti se zëvendësuesi i Ranierit te skuadra franceze do të jetë as më pak e as më shumë, por vetë ish futbollisti i famshëm Zinedin Zidane.

Ish lojtari i Realit të Madridit aktualisht mban postin e zëvendësit të Karlo Ançelotit në pankinën e Los Blancos dhe e ka ushtruar këtë pozicion edhe gjatë viteve që merenguesit drejtoheshin nga Hoze Murinjo.

Zizu falë edhe një karrierë të mrekullueshme është kthyer në simbolin e futbollit francez dhe sipas drejtuesve të Monakos do të ishte zëvendësuesi perfekt ish-trajnerit të Interit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)