Zico hedh kandidaturën për president të FIFA-s
Gjenevë, 11 qershor - Artur Antunes Coimbra, i njohur ndryshe si Zico, ka vendosur zyrtarisht kandidaturën për postin e presidentit të FIFA-s.
Një nga legjendat e futbollit brazilian ka shprehur dëshirën për të marrë një detyrë kaq të rëndësishme, e lënë bosh nga Joseph Blatter pas publikimit të korrupsioneve në FIFA.
Posti i presidentit të FIFA-s është një detyrë dhe unë kam kapacitetin dhe eksperiencën e duhur për të drejtuar futbollin botëror, ka deklaruar 62-vjeçari.
Gjithsesi, për të legjitimuar kandidaturën e tij, e cila është e para pas dorëheqjes së Blatter, ish-futbollisti i kombëtares braziliane duhet të marrë mbështetjen e të paktën 5 federatave ndërkombëtare.