10 Janar 2025

Zëvendëskryeministri Shala takoi ambasadoren franceze Daviet

Prishtinë, 20 janar - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është takuar sot me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me të cilën biseduan për të arriturat e deritanishme në fushën e kulturës si dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Shala ka informuar ambasadoren për përkrahjen dhe arritjet në kulturë brenda dhe jashtë vendit. Shala, po ashtu, ka vlerësuar kontributin e shtetit të Francës që e ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, si një partner i rëndësishëm dhe shtet mik.

Zëvendëskryeministri potencoi me theks të veçantë bashkëpunimin dhe përkrahjen e shumë projekteve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë. Ai shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes MKRS-së dhe ambasadës duke krijuar kështu një lidhje edhe më të fortë mes dy vendeve.

Ndërkaq ambasadorja franceze Daviet, e uroi zëvendëskryeministrin Shala për detyrën e re dhe e premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja mes dy vendeve tona por edhe ndaj MKRS-së do të vazhdojë.

Ajo theksoi se Franca e Kosova do të vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoi se mbështetja e Ambasadës në projekte të ndryshme do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)