Zanetti kthehet në fushë ndaj Livornos
Milano, 7 nëntor - Javier Zanetti mund të luajë disa minuta në ndeshjen e kësaj të shtune mes Interit dhe Livornos.
Ky është një lajm i mirë për skuadrën dhe tifozët zikaltër, të cilët e presin kapitenin e tyre që prej dëmtimit më 28 prill.
Kanë kaluar 6 muaj që nga takimi Palermo-Inter, kur argjentinasi pësoi një dëmtim të rëndë në Tendinën e Akilit dhe të gjithë specialistët thonin se në moshën 40-vjeçare do të ishte shumë e vështirë që të rikthehej, por duket se për Zanettin nuk ka asgjë të pamundur.
Të dielën e kaluar, Zanetti ishte në stol në ndeshjen ndaj Udineses dhe nëse takimi ndaj Livornos do të shkojë mirë, kapiteni mund të rikthehet në fushë.
Ndaj Livornos do të jetë edhe ndeshja e fundit e Morattit si president e për këtë arsye Zanetti kërkon që të ndahet nga presidenti duke luajtur.