Zanetti konfirmon tërheqjen
Milano, 6 maj - Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka konfirmuar se do të tërhiqet në fund të sezonit. Lojtari 40-vjeçar pësoi një dëmtim serioz në themër gjatë pjesës së parë të kampionatit dhe e konsideron të vështirë vazhdimin.
Presidenti i klubit, Erick Thohir deklaroi javën e kaluar se argjentinasi do të qëndrojë dhe në fund të sezonit do të marrë një detyrë të re në radhët e klubit. Vetë Zanetti është në pritje të sfidës.
Të heqësh dorë në moshën 40-vjeçare është një ndjesi unike. Unë ndihem krenar, ky është momenti i duhur. Pas dëmtimit vitin e kaluar, unë doja të provoja se mund të kthehesha konkurrues dhe e bëra këtë.
Ëndërroja ta mbyllja karierën me Inter, pasi është shtëpia ime dhe do të vazhdoj të kontribuoj për të. Do të jem drejtor sportiv, një sfidë e re dhe interesante. Kam vullnetin të mësoj gjëra të reja, ka thënë ai për La Nacion.
Zanetti, që u bashkua me Inter pas largimit nga Benfield në vitin 1995, ka bërë mbi 850 ndeshje me klubin, duke fituar pesë tituj në Serie A dhe një Ligë Kampionesh, përveç shumë trofeve të tjera.