Zabaleta: Barcelona ka sulmin më të fortë në botë
Prishtinë, 23 shkurt - Pablo Zabaleta ka deklaruar se Barcelona ka sulmin më të fortë në botë në prag të ndeshjes që Manchester City do të luajë përballë katalanasve për 1/8 e Champions League.
Mbrojtësi argjentinas i skuadrës angleze, në një intervistë për El Mundo Deportivo, tha se është gati të përballet me sulmin më të mirë të Europës të martën në mbrëmje (20:45).
Edhe pse Barcelona vjen nga humbja e papritur me Malagën, Zabaleta nuk mendon se skuadra e Luis Enriques është në rënie: Një ndeshje nuk ndryshon asgjë. Mendojmë ende se do të kemi përballë ekipin më të fortë në Europë dhe sulmin më të fortë në Botë.
Kur u pyet si mund të ndalej sulmi më i fortë në botë, argjentinasi deklaroi: Duhet të punojmë shumë në mbrojtje dhe të mos lejojmë hapësira për asnjërin prej tyre (Messi-Neymar-Suarez). Duhet të jemi të përqendruar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.