Young largohet nga United
Manchester , 21 tetor - E ardhmja e Ashley Young mund të jetë larg Manchester Unitedit. Mesfushori anglez nuk bën pjesë në planet e menaxherit David Moyes, prandaj gjatë janarit ai mund ti bëjë valixhet gati.
Sipas uebfaqes goal.com, Djajtë e Kuq janë të gatshëm ti dëgjojnë ofertat që vijnë për futbollistin e krahut gjatë dimrit.
28 vjeçari paguhet 110 mijë funte në jave, plus bonuset, një shumë e madhe kjo për një lojtar që nuk shihet si e ardhme e klubit nga Old Traffordi.
Madje, Moyes e ka akuzuar Youngun, për shkak të simulimeve të tij në fushë. E kam thënë shpesh se nuk i dua aktrimet. Ai e meritoi kartonin e verdhë. Unë nuk dua në ekipin tim lojtarë që aktrojnë, nuk dua që ndokush ta bëjë këtë, ka thënë ish trajneri i Evertonit.