Xhevat Prekazi në mbrojtje të veprimit të serbëve
Beograd, 15 tetor - Futbollisti serb, Mitroviҫ, po kritikohet se deshi ta përdhoste flamurin kombëtar shqiptar, por Xhevat Prekazi po e mbron.
Ish-futbollisti shqiptar i cili tani jeton dhe vepron në Serbi, Xhevat Prekazi, ka mbrojtur veprimin e futbollistit serb, Mitroviҫ, në rastin e largimit të flamurit kombëtar shqiptar nga fusha.
Ai theksoi se do të vepronte njëjtë sikurse futbollisti serb nëse do ti ndodhte një gjë e tillë.
Ndeshja është luajtur në Beograd, në Serbi dhe më pas vjen një askush duke lëshuar flamurin e Shqipërisë, ka thënë Prekazi për Kurir.
Çfarë tjetër të bësh, përpos se ta largosh atë nga fusha në mënyrë të njëjtë siç bëri Mitrovic? Nuk e garantoj, mirëpo, sipas të gjitha gjasave do të veproja edhe unë ashtu siç bëri lojtari serb, shtoi tutje Prekazi.