Xherdan Shaqiri renditet pas Messi-t
Rio de Zhanerio, 6 korrik - Mes shumë statistikave është edhe një tepër interesante që e vendos Xherdan Shaqirin menjëherë pas Lionel Messi.
Këto statistia nuk janë vetëm golat e shënuar, por edhe rastet për gol. Argjentinasi ka krijuar 18 raste për gol, ndërsa kosovari që luan me Zvicrën 17, vetëm 1 më pak. Cilësitë e tyre u vunë re edhe në përballjen direkte, ku natyrisht Messi u dallua.
Të dy janë lojtarët kyç për përfaqësueset e tyre. Renditja vijon me të riun e Belgjikës, Kevin De Bruyne, protagonist në takimin e fundit ndaj Shteteve të Bashkuara.
Në dhjetë më të mirët mungon Neymar, lideri i Brazilit në këtë botëror me shumë surpriza.