Xherdan Shaqiri kandidat për futbollist më i mirë i Zvicrës
Bernë, 27 qershor - Gazeta prestigjioze zvicerane, Blick, në versionin e saj online ka krijuar një sondazh ku kërkon të votohet për lojtarin më të mirë në histori të futbollit zviceran.
Në këtë sondazh po bënë pjesë edhe kosovari Xherdan Shaqiri, i cili i dha kualifikimin për 1/8 të finales kombëtares së Zvicrës pas tre golave të shënuara ndaj Hondurasit.
Pos Shaqirit, lojtar të tjerë që bëjnë pjesë në këtë listë janë edhe : Seppe Hügi, Charly Elsener, Xam Abegglen, Kiki Antenen, Fredy Bickel, Severino Minelli, Alex Frei, Heinz Hermann, Pascal Zuber Buhler.
Me votimet që janë bërë deri më tani, ylli i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri po udhëheq me 25.8 përqind të votave.