Xhamajka refuzon Kosovën
Pavarësisht se palët kishin rënë dakort për luajtjen e kësaj sfide në kryeqytetin e Kosovës në fillim të marsit, Federata Xhamajkane e Futbollit duket se ka bërë prapakthehu.
Arsyeja kryesore e moszhvillimit të ndeshjes me Xhamajkën mendohet se është ajo financiare, pasi pretendimet e palës kundërshtare ishin shumë të larta për tu përballuar nga ana e FFK, gjithmonë sipas asaj që raportohet nga mediat kosovare.
Këto të fundit madje bëjnë të ditur, se është refuzuar zhvillimi i një takimi me përfaqësuesen e Kenias, ndërsa ka nisur menjëherë puna për gjetjen e një kundërshtari për datën e lirë të programuar nga FIFA për miqësore në muajin mars.