Xavi, lojtari i tretë me më shumë paraqitje në Evropë
Barcelonë, 24 tetor - Ndeshja kundër Milanit e ka regjistruar një rekord për mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez.
Pikërisht të martën mbrëma, veterani i mesfushës ka arritur në kuotën e 140 ndeshjeve në kupat evropiane.
Me këtë rast, përfaqësuesi spanjoll është ngritur në pozitën e tretë, duke e kaluar legjendën italiane Paolo Maldini, i cili ishte ndalur në 139 paraqitje evropiane.
Në shënjestër të Xavit tash janë rekordet e Raul Gonzalezit (144) e Ryan Giggsit (145).