World Soccer: Ronaldo futbollisti më i mirë i vitit
Madrid, 13 dhjetor - Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga revista World Soccer me votat e gazetarëve nga e gjithë Bota.
Portugezi i Realit la pas argjentinasin Leo Messi dhe francezin Franck Ribery. Cristiano grumbulloi 1025 pikë, Messi 925, ndërsa Ribery 870.
Dhjetëshen e parë e plotësojnë Zlatan Ibrahimovic, Arjen Robben, Neymar, Philipp Lahm, Robin Van Persie, Robert Lewandowski dhe Gareth Bale.
Gjithashtu, kjo revistë ka shpallur Jupp Heynckes si trajnerin më të mirë të vitit. Tekniku veteran gjerman udhëhoqi Bayern Munchen në fitoren e Ligës së Kampioneve, Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë.
Heynckes la pas në votime Jurgen Klopp, Diego Pablo Simeone, Alex Ferguson dhe Vicente Del Bosque.