Wolfsburg futet në garë për shërbimet e Torres
Berlin, 4 gusht - Sulmuesi i Chelseat, Fernado Torres është kthyer në një nga dëshirat më të mëdha të disa klubeve europiane në këtë merkato vere.
Largimi i tij nga Chelsea duket i pashmangshë. Nuk është Atletiko Madrid skuadra që dëshiron shërbimet e Torres.
Spanjolli duket se nuk bënë pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe trajneri portugez nuk e do e kishte problem largimin e sulmuesit nga Stamford Bridge.
Pas Atletikos, tashmë edhe gjermanët e Wolfsburg kanë shfaqur interes për 30-vjeçarin. Ekipi i Bundesligës po përpiqet të krijojë një skuadër konkuruese dhe Torres mbetet një nga dëshirat e ekipit.
Paga e lartë që Torres merr te Blutë e Londrës mbetet problemi kryesor, megjithatë, sulmuesi mund të pranojë edhe reduktim të pagës së tij.