12 Janar 2025

Williams fiton në Stamboll

Stamboll. 29 tetor - Williams në finale mposhti rivalen kineze Li Na, të cilën e mposhti me rezultat 2;1 në sete. Me këtë rezultat ajo shpalli fitoren e dytë të njëpasnjëshme në turneu që organizohet në Stamboll këto 3 vitet e fundit. Përballë tenistes kineze amerikania Serena Willimas setin e parë e humbi 6-2.

Pastaj 32-vjecarja nga Michigani bëri një rikthim të mirë në fushë duke e shtrënguar mirë veten në setin e dytë duke e përmbyllur me rezultatin 6-3. Kurse setin e tretë e mori 6-0 duke mos humbur asnjë servis.

Falë arritjes në finale gjithashtu kinezja Li Na tashmë renditet e treta në klasifikimin WTA duke kaluar emra si Agnieszka Radwanska e Maria Sharapova, ndërsa për tenisten nga Shtetet e Bashkuara duhet thjesht të presim muajin Janar, kur në fakt edhe starton sezoni i ri, natyrisht për të tjera suksese në karrierën e saj legjendare, sepse sa për renditjen botërore, diferenca e saj e re me numrin 2 të botës, bjellorusen Victoria Azarenka, i kalon 5000 pikët.

Përveç titullit kampion Serena Williams fitoi edhe çmimin 2 milionë dollarë.

Në garën në çift dyshja Marakova/Vesnia u përball me Hsieh/Peng.

“TEB BNP Paribas WTA Championships”, një nga turnetë më prestigjioze të tenisit për femra në Stamboll u organizua për herë të fundit.

Stambolli kishte mirëpritur edhe turnetë e viteve 2011 dhe 2012. Sivjet qyteti buzë Bosforit mirëpriti 8 tenistet më të mira të vitit.

Për vitet 2014-2018 WTA Tour Championships do të organizohet në Singapor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)