Wiki Academy II - City Marathon
Prishtinë, 21 shkurt - Ne vazhden e perpjekjeve te qytetareve te Kosoves per ta permiresuar imazhin e vendit ne bote kete vit IPKO Foundation realizon edicionin e dyte te projektit Wiki Academy Kosovo II- City Marathon.
Wiki Academy Kosovo është projekti më i madh që realizohet në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Diplomaci Digjitale të Kosovës dhe ka për qëllim përmirësimin dhe shtimin e përmbajtes për Kosovën në botën e internetit. Kujtojmë se vitin e kaluar, si rezultat i Wiki Academy jane shtuar 38 artikuj dhe 2000 fotografi për Kosovën në Wikipedia, ndër të cilët artikuj e fotografi për kulturën, historinë, sistemin qeverisës e gjyqësinë, por jo vetëm.
Akademia do sjelle ne nje vend aktiviste te Wikipedias, te rinj, mentor e anetar jurish te cilet do krijojne permbajtje per Kosoven ne Wikipedia. Kesaj radhe Akademia vjen ndryshe. Koncentrimi i temave dhe fotografive qe do postohen kete vit do jete ne tete komuna te Kosoves (Prishtina, Gjakova, Prizreni, Peja, Mitrovica, Gjilani, Ferizaji, Shterpca). Do shkruhen artikuj e do shtohen fotografi per e nga keto komuna.
Prishtina ka nderin te jete nikoqire e kampit dy ditor qe do organizohet ne dy fundjava te ndara dhe te mirepres pjesemarresit nga Mitrovica, Shterpca, Gjilani e Ferizaji. Kampi i Prishtines do te mbahet me 23 shkurt 2014, prej ores 9:30 ne Kampusin e A.U.K-se dhe paneliste ne Ceremonine Hapese do te jene perfaqesues te Komunave qe kane perkrahur projektin.