Wenger pranon ofertën për kontratën e re
Londër, 18 tetor - Nuk më asnjë dyshim, Arsene Wenger do të rinovojë kontratën me Arsenalin, madje mungon vetëm firma.
Trajneri francez raportohet se ka pranuar ofertën e klubit për kontratën me kohëzgjatje deri në vitin 2016 dhe paga e tij do të jetë e përafërt me 7.5 mln Paund që merr aktualisht.
Me firmën që do të hedhë, Wenger pritet të qëndrojë plot 20 vjet në stolin e topçinjve.