11 Janar 2025

Wenger gjatë janarit do të kërkojë lojtarë “të veçantë”

Londër, 1 janar - Menaxheri i Arsenali, Arsene Wenger ka thënë se gjatë afatit kalimtar të janarit do të kërkojë lojtarë por vetëm nëse ata janë të “veçantë”.

Liderët e Premier Leagues siguruan transferimin më të madh të tyre kur paguan 47 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman Mesut Ozil nga Real Madridi.

Bashkëpunimi mirë i Aaron Ramseyt, Ozil dhe Olivier Giroud ka prodhuar një performancë të mirë këtë sezon, duke ndihmuar klubit që të mbesin në krye të ligës deri në fund të këtij viti.

Por Arsenalit nuk ka opsione në fazën e sulmit dhe Wenger pohoi se do të shikojë të sjellë ndonjë top-lojtar nëse do t`i jepet mundësia. “Nuk e di nëse do të bëjmë diçka. Ne jemi të gatshëm dhe nëse ka diçka të veçantë ne nuk do ta lëshojmë rastin”, ka thënë ai.

“Nuk jemi të dëshpëruar sepse kemi lojtarë të mirë në skuadër, këtë e kemi treguar gjatë këtij sezoni. Mesfusha në West Ham dhe Newcastle United ishte ndryshe. Ne ndërruam tre lojtarë dhe u bëmë një ekip i fortë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)