Wenger e dëshiron Iscon
Topçinjtë ishin e vetmja skuadër në Ligën Premier që nuk kish blerë asnjë futbollist në këtë afat kalimtar, përveç portierit Petr Cech të Chelseat. Por menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka vendosur ta hap thesin.
Ai i ka vënë syrin mesfushorit të Real Madrid, Isco që për është në gjendje të jep plot 50 milionë euro. Spanjolli ishte një ndër emrat më të lakuar në këtë afat kalimtar, por në fund vendosi të qëndroj te mbretërit.