Welington i ve duart në fyt Messit
Barcelonë, 25 shtator - Qendermbrojtesi i Malages, Welington, në fund të ndeshjes ndaj Barcelonës të përfunduar me rezultatin 0-0, i vuri duart në fyt Leo Messit, i cili ekzagjeroi dhe ra mënjeherë në tokë.
Arbitri i ndeshjes vendosi që ketë veprim të Welingtonit ta ndeshkonte me karton të verdhë, pavaresisht protestave të lojtareve të Barcelonës.
Nga këto protesta ishte Gerard Pique ai qe e pesoi, pasi gjyqtari Hernandez Hernandez e ndeshkoi me karton te verdhë, i njejti ndeshkim si Welington.