Weligton: Messi më shau me nënë
Malaga, 26 shtator - Qendërmbrojtësi i Malagas, Weligton, ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e shau atë me nënë dhe ai reagoi duke e kapur për fytyre argjentinasin.
Qendërmbrojtësi i Malagas, Weligton ka akuzuar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi se e quajti: Bir bushtre, në përplasjen e tyre gjatë barazimit pa gola të mërkurën mbrëma.
Jam munduar të parandaloj një pasim dhe pas përfundimit të aksionit, Messi u kthye nga unë dhe më quajti bir bushtre, deklaroi 35-vjeçari për Cope.
Edhe pse Weligton u ndëshkua me karton të verdhë për veprimin e tij, edhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique u zverdh për shkak të kërkesës që anëtari i Malagas të përjashtohej.