Waltert Mazzarri të largohet nga Interi
Milano, 4 shkurt - Waltert Mazzarri të largohet nga InteriMazzarri mund të jetë në ditët e tij të fundit në Inter, pas rezultateve të dobëta me këtë skuadër në vitin 2014.
Pesë pikë në shtatë ndeshjet e fundit në vitin 2014 dhe ende asnjë fitore për Inter-in, që në fillim të kampionatit luftonte për një vend në Ligën e Kampionëve dhe tash është duke rrezikuar edhe pozitën e 5-të që dërgon në Europa League, pasi Milan-i është duke iu afruar ngadalë.
Calciomercato shkruan se dëshira kryesore e Eric Thohir për të zëvendësuar Mazzarri-n është trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, që po ashtu ishte edhe lojtar i kësaj skuadre në të kaluarën.
Përveç trajnerit argjentinas, Inter-i mendon edhe për trajnerin e Ajax-it, De Boer, atë të Swansea-s, Laudrup dhe përzgjedhësin e Italisë, Cesare Prandelli.