Vritet në Siri futbollisti gjermano-turk
Damask, 19 nëntor - Gazeta gjermane Bild njofton se futbollisti gjerman me origjinë turke Burak Karan është vrarë gjatë luftimeve në Siri duke qenë në krah të forcave opozitare.
Sipas kësaj gazete, Karan është vrarë nga një predhë e hedhur nga forcat e regjimit të Asadit.
Karan ka luajtur për kombëtaren gjermane U 17, por në moshën 20 vjeçare papritmas e ka braktisur futbollin.
Futbollisti Burak Karan, pas vete ka lënë një dy fëmijë, njëri 3 vjeçar dhe tjetri 10 muajsh.