11 Janar 2025

Vokrri: Lejimi për miqësore sukses modest, por shumë i rëndësishëm

Prishtinë, 15 janar - Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, të martën pasdite janë kthyer nga Cyrihu, ku kanë qëndruar nga 10 janari.

Ata me t’u kthyer kanë marrë pjesë në koktejin e organizuar me gazetarët nga FFK-ja, i cili zakonisht mbahet pas përfundimit të çdo viti për t’i falënderuar mediat për përkrahjen në zhvillimin e futbollit.

Kësaj radhe ky koktej koincidoi edhe me vendimin e FIFA-s për t’i lejuar Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Vokrri fillimisht i ka falënderuar gazetarët për një bashkëpunim shumë të mirë në vitin që e lamë pas dhe u ka uruar atyre një vit sa më të suksesshëm. Ai më tej ka folur edhe për vendimin e FIFA-s.

“Falënderoj të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së që me punën e bërë kemi arritur deri këtu. Po ashtu këtu duhet përmendur edhe përkrahjen e institucioneve dhe individëve, posaçërisht të Raiffeisen Bankës, e cila është partneri kyç i FFK-së, pastaj AIR Prishtinën, duke mos e harruar asnjëherë Ministrinë e Sportit, që ka qenë gjithmonë shtylla jonë kryesore, por edhe njerëz të tjerë që kanë kontribuuar në forma të ndryshme, sepse në këtë rrugë nuk na kanë ndihmuar vetëm në aspektin financiar, por secili në mënyrën e vet”, ka thënë Vokrri, për të shtuar:

“Falë punës së përbashkët ne kemi arritur deri te një sukses modest, por që është shumë i rëndësishëm. Për ne ka qenë me rëndësi jetike që të thyhet izolimi dhe pikërisht për këtë fakt i jemi gëzuar vendimit të FIFA-s. Ne do të vazhdojmë punën dhe strategjinë tonë, pasi ky është hapi i fundit para pranimit të plotë në UEFA e FIFA.

Në modalitetet e mëparshme ishte thënë se duhet të konsultohemi paraprakisht me Serbinë për të zhvilluar ndeshje miqësore, por një gjë e tillë është fundosur një herë e përgjithmonë më 13 janar, prandaj ky është një avancim i konsiderueshëm.

Tash Përfaqësuesja A, e cila është lokomotiva e të gjitha përfaqësueseve të grupmoshave do të ketë të drejtë loje, megjithëse me disa mangësi, por ato modalitete janë të përkohshme dhe me disa evoluime që ndodhin në të ardhmen, e që do të befasohemi edhe ne me shpejtësinë që do të vijnë do të vazhdojmë rrugën drejt anëtarësimit të plotë”.

vokrri-keKreu i FFK-së ka thënë se Komiteti Ekzekutiv e ka strategjinë e vet dhe do të vazhdojmë ta zbatojë me përpikëri, ashtu siç ka bërë deri më tash.
Ai ka thënë se nuk duhet të harrohet fakti se FFK-ja është e vetmja federatë e papranuar, e cila ka të drejtë të zhvillojë transferime të lojtarëve dhe të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Në fund, ai është shprehur krenar edhe për pjesëmarrjen në mbrëmjen gala të FIFA-s.

“Ndihem krenar edhe për pjesëmarrjen në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, ku për koincidencë kemi qenë vetëm dy përfaqësues nga shtetet e Ballkanit, unë nga Kosova dhe ai i Serbisë. Aty ka pasur shumë kryetar klubesh, por ata të federatave kanë qenë të paktë dhe unë kam pasur nderin të jem në mesin e shumë mysafirëve”, është shprehur Vokrri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)