10 Janar 2025

Vllasi: Flamuri shqiptar në Beograd, provokimi më i bukur

Prishtinë, 16 tetor - Azem Vllasi është deklaruar lidhur me atë çfarë ndodhi në ndeshjen Serbi - Shqipëri në Beograd.

Ai tha se gjesti me flamurin ishte një provokim i bukur, derisa shqiptarët nuk u lejuan të hyjnë me flamur në stadium.

“Ajo që ndodhi në Beograd ishte një provokim simpatik, por i paramenduar në mënyrë shumë inteligjente prej atyre që e kanë bërë dhe ishte si përgjigje ndaj përsëritjeve për ditë me radhë të zyrtarëve serb se nuk do të lëshojnë asnjë shqiptar të hyjë në stadium për ta përcjellë atë ndeshje.\"

\"Kjo është skandaloze edhe për nga kriteret e UEFA-s, sepse shteti nikoqir nuk mund të ua ndalon hyrjen mysafirëve. Kjo ishte përgjigje mirë e paramenduar, duke ia u bërë me dije se nëse nuk na leni të hyjmë nëpër tokë, atëherë ne ia u organizojmë zbarkimin e elementeve kombëtare nga ajri. Por kjo duhet të mbesë në kuadër të raporteve të sportit”, tha Vllasi për \"Zëri\".

Aanlisti Vllasi vlerëson në fund se këto lloj provokimesh gjithsesi mbeten në kuadër të sportit dhe nuk duhen ngatërruar me politikën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)