Vilanova i sëmur nga kanceri, shtrihet në spital
Barcelonë, 25 prill - Tito Vilanova u shtrua sërish në një spital të Barcelonës për shkak të problemeve që vijon të vuajë nga kanceri në gjendrat veshore që e ka goditur që në vitin 2011. Ish trajneri i Barcelonës, pasditen e së enjtes u operua dhe gjendja e tij shëndetësore duket vërtet e rëndë.
Shtrimi në spital kishte ndodhur prej pak ditësh, por lajmi ishte ruajtur me rigorozitet pasi mediat spanjolle apo katalanase nuk kishin shkruajtur asgjë për të respektuar privatësinë e trajnerit që fitoi La Ligan e sezonit të kaluar.
Por gjithsesi lajmi i shpëtoi dikujt dhe rrjetet sociale bënë pjesën tjetër duke e bërë informacionin public.
Vilanova është 45 vjeç dhe sëmundja iu diagnostikua për herë të parë kur ishte asistenti i Pep Guardiolës në 2011-ën. Pas operacionit dhe kurave u raportua një përmirësim i ndieshëm por në dhjetor të 2012-ës u rikthye periudha e vështirë.
Në atë kohë Vilanova ishte trajner i Barcelonës. Tito la stolin për tu operuar dhe për tu kuruar më pas në Neë York, duke u kthyer në Camp Nou në fillim të prillit për ta udhëhequr skuadrën drejt titullit.
Në 19 qershorin e kaluar bëri të ditur lamtumirën ndaj detyrës së trajnerit për shkak të rishfaqejs së sëmundjes, ndërsa shfaqja e tij e fundit publike ishte para disa muajsh kur ndodhej në Camp Nou për të parë një ndeshje.