11 Janar 2025

Vendimi i FIFA-s, i drejtë

Prishtinë, 14 janar -  Vendimin e FIFA-s për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore e ka përshëndetur nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu.

Ai e ka vlerësuar punën e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit dhe të Komitetit Ekzekutiv për punën që kanë bërë për të ardhur deri te ky vendim.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Bekim Haxhiu, e ka mirëpritur vendimin e FIFA-s që reprezentacioni A i Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshje miqësore. Numri dy i FFK-së e ka quajtur të drejtë, duke e lavdëruar punën e kryetarit Fadil Vokrri dhe Komitetit Ekzekutiv. “Vendim i drejtë. Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm shpaguhet puna e madhe e kryetarit Vokrri dhe Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit. Strategjia jonë ka rezultuar si strategji e suksesshme drejt ndërkombëtarizimit të sportit”, ka thënë Bekim Haxhiu në një intervistë për “Epokën e re”.
 
“Epoka e re”: Si e vlerësoni vendimin e FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të përfaqësues A të Kosovës në Futboll?
Haxhiu: Vendim i drejtë. Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm shpaguhet puna e madhe e kryetarit Vokrri dhe Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit. Strategjia jonë ka rezultuar si strategji e suksesshme drejt ndërkombëtarizimit të sportit. Ky vendim i hap rrugë afirmimit të futbollit dhe Kosovës në përgjithësi. Qysh nga ky moment i bëjmë ftesë publike edhe Adnan Januzajt të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës. Tash me të vërtetë kemi nevojë shumë për futbollistë si Adnan Januzaj.
 
“Epoka e re”: Do të ketë ftesë zyrtare me shkrim apo vetëm nëpërmjet medieve?
Haxhiu: Në takimin e parë të Komitetit Ekzekutiv do të bëhet ftesa zyrtare nga selektori i përfaqësueses, Albert Bunjaku.
 
“Epoka e re”: Dhe ju besoni se Januzaj do t’i refuzojë shtetet e tjera për ta përfaqësuar Kosovën?
Haxhiu: Kosova ka nevojë për Adnanin dhe besoj se Adnani do t’i përgjigjet pozitivisht Kosovës. Paraqitja e Januzajt në miqësoren e parë do të ishte një lobim më i madh për futbollin e Kosovës se lobimi i Behxhet Pacollit dhe Enver Hoxhajt. Nëse ne prezantohemi me Adnanin dhe lojtarë të nivelit të tij, atëherë do ta tregonim forcën tonë dhe rruga drejt pranimit do të jetë shumë më e lehtë.
 
“Epoka e re”: Cila do të jetë kërkesa e radhës e FFK-s për FIFA-n dhe UEFA-n?
Haxhiu: Kërkesa e radhës do të jetë për pjesëmarrje në “Euro 2016”.
 
“Epoka e re”: Pas vendimit të FIFA-s po flitet shumë për kundërshtarin për miqësoren e parë. Emrat e kombëtares së Brazilit, Holandës, Suedisë dhe Bullgarisë po qarkullojnë nëpër medie. Cili është komenti juaj?
Haxhiu: Nëse ne e luajmë ndeshjen e parë miqësore ndaj ndonjë kampioni botëror do të ishte mirë për Kosovën. Jemi duke u munduar të sigurojmë një kundërshtar të tillë, por tash mbetet të shihet.
 
“Epoka e re”: Sa është Kosova e gatshme për zhvillimin e ndeshjeve miqësore?
Haxhiu: Vërejtja ime i drejtohet Departamentit të Infrastrukturës brenda Ministrisë së Sportit përkundër gatishmërisë së ministrit dhe kryeministrit që të investohet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”. Departamenti i Infrastrukturës ka ngecur punimet dhe dikush duhet të japë përgjithësi për këtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)