12 Janar 2025

Vëllezërit Xhaka mund të bashkohen në Moenchengladbach

Borussia, 29 tetor - Drejtuesit e skuadrës gjermane Borussia Moenchengladbach kanë shprehur interesim për dy mbrojtësit kosovarë të Baselit zviceran, Taulant Xhakën e Arlind Ajetin.

Kështu ka njoftuar të hënën \"infoticker.ch\". Taulanti është vëllai i madh i Granit Xhakës që aktivizohet me Moenchengladbachun.

\"Borussia Moenchengladbach është duke kërkuar lojtarë në Zvicër për t\'u përfocuar në janar. Aktualisht në klubin gjerman janë zviceranët, trajneri Lucien Favre dhe mesfushori Granit Xhaka, por drejtuesit e klubit synojnë që në janar t\'i afrojnë edhe Taulant Xhakën e Arlind Ajetin\", shkruan të hënën sajti zviceran.

Taulant Xhaka, 22-vjeçar, me Baselin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015, kurse Ajeti 20-vjeçar deri në qershor të vitit 2014. Edhe mesfushori Granit Xhaka 21-vjeçar u transferua te Moenchengladbachu nga skuadra e Baselit në korrik të vitit të kaluar për 8.5 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)