Valon Behrami zyrtarisht te Hamburgi
Hamburg, 4 gusht - Futbollisti nga Kosova Valon Behrami, iu bashku klubit të njohur gjermane Hamburgut, duke nënshkruar kontratë trevjeçare me gjermanët, pas aventurës së tij me Napolin, në Serie A. Mesfushori mitrovicas tashmë është bashkuar së bashku me skuadrën dhe ka udhëtuar drejt Austrisë për fazën përgatitore.
Ndjehem mjaftë mirë dhe jam shumë i kënaqur. Hamburugu është një eksperiencë e re për mu dhe është një klub i madh. Për mua është një moment i rëndësishëm në karrierën time, deklaroi Behrami për faqen zyrtare të Hamburgut.
Ndryshe ai tha se pas pushimit duhet të fillojë të përmirësoj gjendjen e tij fizike. Pas përfundimit të Kupës së Botës, kam pasur tri javë pushim dhe kam ushtruar vetëm një javë me ekipin. Duhet të përmirësojë gjendjen time fizike. Më duhet pak kohë, por ka kohë të mjaftueshme për tu përgatitur dhe kjo është e mira për mua, përfundoi Behrami.
Skuadra e Hamburgut, pagoi katër milionë euro Napolit, për të siguruar shërbimet e mesfushorit kosovar.
Për mesfushorin kosovar Valon Behrami, kishin shprehur interesim edhe kampioni i La Ligas, Atletico Madrid. Por, ishte trajneri Ottmar Hitzfeld, i cili ndikoj në vendimin e tij për të zgjedhur skuadrën gjermane. Behrami ka treguar se ish-trajneri i Përfaqësues zvicerane, ishte njeriu i cili këshilloi atë të kalonte në Bundesliga.