Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili do të largohen nga Napoli
Napoli, 2 prill - Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili do të largohen nga NapoliMesfushorët shqiptarë Valon Behrami e Blerim Xhemaili pritet të largohen nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni.
Kështu shkroi e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport. Gazeta bën të ditur se trajneri Rafael Benitez ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e Behramit dhe Xhemailit, për shkak se gjatë verës ka në plan disa blerje të tjera me të cilat synon titullin e kampionit në Serie A.
Mësohet se Behrami e Xhemaili do ta lirojnë vendin për ardhjen e Javier Mascheranos (Barcelona) dhe Fernando (Porto), që pëlqehen shumë nga Benitez.
Behrami 28-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2017 dhe po kërkohet me ngulm nga skuadra e Interit.
Ndërsa, Xhemaili 27-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në vitin 2017 dhe pritet që karrierën ta vazhdojë në Bundesligë.